Arkeologët e zbulojnë nji mozaik në Turqi, lexone mesazhin mahnitës që lane grekët e lashte

Arkeologët në Turqi e kanë zbulue nji mozaik të lashtë grek me nji këshillë interesante në të.

Mozaiku i tokës i zbuluem në provincën Hataj në kufinin turko-sirian, përmban disa figura të ndryshme bashke me nji tekst të lashtë grek që thotë: “Banu i lumtun dhe kënaqu me jetën tande”.

Mozaiku i zbuluem mendohet se i takonte nji dhome të ndejës.

Simbas arkeologut Demet Kara nga Muzeu Arkeologjik Hataj, i cili ishte i përfshimë në këtë zbulim, mozaiku asht nji artefakt i qytetit të lashtë greko-roman Antioch.