“Armët dhe çunat”, komedia e zezë për Gërdecin sot në SHBA

Autori i librit “Armët dhe çunat”, Guy Lawson, ka folë rreth filmit për Gërdecin që ka medalë sot në SHBA.

“Libri im ‘Armët dhe çunat’ ka frymëzue prodhimin e filmit që ka me dalë sot. Asht nji prodhim i Hollywood’it, me regji nga i njajti person që ka ba serinë ‘The Hangover’. Kështu që ky asht nji moment emocionues, asht vërtet emocionues”. Kjo asht nji histori paksa ndryshe, por ka Shqipni mbrenda saj dhe besoj ka me qenë nji moment emocionues edhe për Shqipënnë. Due me thanë edhe diçka: Hollywoodi ka me nxjerrë këtë filmin, që asht nji komedi e zezë”, shprehet  Lawson.

“Por, Hollywood’it nuk i bahet vonë shumë për historinë e vërtetë, sinqerisht as New York Times nuk i bahet vonë. Janë njerëzit që e duen Gërdecin që duhet të ushtrojnë ma shumë presion që e vërteta me dalë nji ditë”.