Arrestimi i çuditshëm rus dhe akuzat e të dashtunës së rivalit të Putin!

Ministri i Ekonomisë në Rusi, Alexei Ulyukayev asht akuzue për marrje ryshfeti, tue shenue kështu nji rast të rrallë në politikën ruse.

Ulyukayev asht zyrtari ma i naltë që akuzohet për korrupcion që prej vitit 1991.

Nji njisi anti-korrupcion në vend tha se ai ka marrë një ryshfet prej 2 milionë dollarësh.

Ministri kishte kercënue se nuk do të lejonte blemjen e akcioneve të nji kompanie shtetnore nafte nga gjigandi shtetnor, Rosneft.

Njisia anti-korrupcion tha se ai asht kap mat, teksa merrte 2 milionë dollarët për me lehtësue marrëveshjen.

Por operacioni mbetet i dyshimtë.

Mediat shtetnore ruse e quejtën lajm të madh, nën titullin “beteja kundër korrupcionit”.

Por disa media të tjera thonë se ai nuk i ka marrë vetë paratë, madje shtojnë se nuk ka video të arrestimit.

Ministria e Ekonomisë tha se arrestimi asht i çuditshëm dhe i habitshëm.

Eksperti Alexander Shokhin tha se asht nji çmenduni që dikush me zhvatë pare nga kreu i Rosneft, Igor Sechin, që asht nji nga njerëzit ma me ndikim në vend.

Nëse gjendet fajtor, Ulyukayev, 60 vjet, rrezikon nga tetë deri në 15 vjet burg.

Ky lajm vjen pikërisht në ditën kur edhe e dashuna e liderit të vramë të opozitës në Rusi, Boris Nemtsov, thotë se po i bahet presion me disa foto erotike.

Modelja Anna Duritskaya thotë se fotot janë marrë nga policia në apartamentin e Nemtsov dhe janë publikue online.

Ajo thotë se asht ende e traumatizueme nga vrasja e të dashtunit dhe publikimi i fotove erotike.

 

2-arrestimi

 

3-arrestimi