Artistja përfundoi vizatimin e saj, turpnoi jurinë e mahniti publikun

Gjesti i jurisë në talent show “Schweizer Talente”, ka shkaktu idhnim të madh te publiku.

Vajza me emnin Connie, u paraqit në show’n “Schweizer Talente” për me shpreh talentin e saj, por juria u tregue e padurueshme tu’ mos e prite deri në fund performancën e saj.

Artistja filloi vizatimin e saj me shkumës në dërrasë dhe mori katër “X” nga anëtarët e jurisë, por kjo nuk e ndali vajzën me përfundue punën e saj.

Rezultati i vizatimit të saj doli diçka që e mahniti publikun dhe e turpnoi jurinë për vendimin e marrun.

Juria shprehu keqardhje dhe kthehu mbrapsht vendimin e tyne, tue i dhanë shans për raundin e ardhshëm Connie’t.