Asht pa duer, por vogëlushja fiton çmimin për kaligrafinë

Anaya Ellick, asht nji vajzë 7 vjeçare nga Chesapeake, SHBA, e cila ka arritun me fitue nji konkurs kombëtar për shkrimin e dorës.

Deri këtu nuk ka asgja të veçantë, por Anaya ka lindun pa duer. Megjithatë, ajo ka arritun me dalë e parë nga 50 fëmi të përzgjedhun nga shtete të ndryshme amerikane.

“Pak gjana janë të parealizueshme për këtë vajzë. Ajo asht nji punëtore e madhe; ajo asht e vendosun dhe e pamvarun”, tha Tracy Cox, nji përfaqësuese e shkollës ku 7-vjeçarja mëson.

Në vend të protezave, Anaya e mban stilolapsin me parakrahun e saj, tue e kontrollue në mënyrë të shkëlqyeme.