Asht vetëm 1 vjeçar dhe po kalon pubertetin!

Nji vogëlush nga India që asht vetëm 1 vjeç ka fillue që në moshë të vogël me ju zhvillue qime publike dhe nevoja seksuale, si pasojë e nji gjendje të rrallë hormonale.

Djalit me emrin Akash, i janë gjetë në gjak nivele testosteroni njisoj me nji të ri 25-vjeçar. Mjekët thonë se ai po përjeton nji pubertet të parakohshëm, nji fazë e cila kalohet nga fëmitë në moshën 10 ose 15 vjeç.

Prindët e Akash, vunë re diçka në këtë gjendje jo të zakontë të djalit të tyne që në moshën 6-mujore. Gjenitalet e tij po rriteshin jashtë mase, ndërsa trupi i tij ishte ma i vogël në krahasim me fëmitë e tjerë.