Ata që jetojnë ma gjatë, i kanë këto 5 veçori t’karakterit

Shoqata Amerikane e Psikologjisë “APA PsycNet”, ka krye nji studim që lidh veçoritë e personalitetit me jetëgjatësinë.

Studimi thotë që, pak njerëz janë të aftë të kuptojnë nëse i kanë këto tipare, por shokët e ngushtë kishin me ju dhanë përgjigjen e saktë nëse jeni të tillë apo jo.

1. Vetëndërgjegjësimi: Njerëzit që janë ma pak të gatshëm me rreikue e me luejt me fatin, por që pëlqejnë me çue deri në fund atë që kanë nisë, jetojnë ma gjatë se të tjerët.

2. Me qenë i hapun: Njerëzit që janë ma të gatshëm me mirëpritë ide të reja, koncepte të reja, pa u mbyllë mbrenda atyne që kanë për momentin, janë mes fatlumëve që jetojnë ma gjatë.

3. Qëndrueshmëria emocionale: Studimi 75-vjeçar vërtetoi se, kjo veçori vlen ma shumë për femnat. Sidomos femnat me qëndrueshmëri më të naltë emocionale, që kanë ma pak gjasa që me ju luhat humori, që reagojnë ma me ftoftësi ndaj problemeve të ditës, munden me pasë ma shumë vite para tyne.

4. Me qenë miqësor: aftësia për me krijue miqësi e për me u përshtatë me njerëzit asht nji veçori e personave që jetojnë ma gjatë. Ky tipar që asht vnue në dokje edhe nga studime të maparshme, asht konfirmue edhe këtë herë.

5. Aftësia për me i shprehë ndjenjat: shkencëtarët zbuluen se, personat e moshës nga 95 deri në 100 vjeç, të cilët ishin marrë nën studim, ishin ma t’primë m’i shprehë hapun emocionet me njerëzit e tjerë. Edhe pse, studimi pranon që ky tipar vlen për shumicën e personave që kanë arritë të 90-tat.