Autoritetet iraniane: Kim Kardashian asht agjente sekrete e Instagram për me i degjenerue vajzat e djemt!

Autoritetet iraniane e kanë akuzue Kim Kardashian se po punon si agjente sekrete për rrjetin social Instagram, tue inkurajue femnat e reja me heq dorë nga traditat konservative dhe me i përdor rrjetet sociale.

Kim ka mbi 70 milionë ndjekës në Instagram, ku shpesh tregon trupin e saj me veshje provokative, ose shpërndan foto të saja nudo.

Ajo gjithashtu u ba e njoftun për zhveshje të tanesishme për revista të ndryshme, ndërsa fotoja e saj e fundit cullak nga mueji Mars, i kishte sigurue asaj çmimin ‘Break the Internet’, në ceremoninë e çmimeve ‘Webby Awards’ në New York.

Mirëpo, zyrtarët e ‘Iranian Revolutionary Guards Corp’, nji organizatë e ngritun për me ndihmue mbrojtjen e traditave islamike të këtij shteti dhe pengimin e ndikimit të huej, vunë në pikëpyetje qëllimin e vërtetë për popullaritetin e Kimi’t në Internet, tue deklarue se ajo asht rekrutue nga shefi i Instagramit, Kevin Systrom, për me “shënjestrue djem dhe vajza të reja dhe për me i ‘shndërrue’ ato në modele”.

Ditëve të fundit, në Iran janë ba arrestime të shumta të vajzave të reja mbasi ato kanë publikue foto ku shihen pa mbulesat e tyne tradicionale.