Avioni merr flakë n’ajër, po qysh shpetuen udhëtarët!

Nji avion “Boeing 777” i kompanisë “Singapore Airlines” ka marrë flakë në fluturim tue shkaktue panik te punëtorët.

Motori dhe nji pjesë e avionit kanë marrë flakë n’ajër, çka e ka shty pilotin me ba menjiherë ulje të detyrueme në Singapor.

Fatmirësisht nga incidenti nuk ka të lënduem.

Simbas kompanisë ajrore, fluturimi SQ368 ka nis nga aeroporti i Changi’t për në Itali pak mbas orës 02:00 të mëngjesit (ora lokale), por asht detyrue të kthehet mbrapsht për shkak të alarmit për rrjedhje në motorin e majtë.

Për këtë arsye, avioni “Boeing 777-300ER” asht ulë në Singapor rreth orës 6:50, mbasi motori kishte nis të merrte flakë.

Ndërhymja e menjihershme e zjarrfikësve u ka shpëtue jetën 222 udhtarëve dhe 19 pjesëtarëve të ekuipazhit.

 

2-avionii

 

3-avioni

 

4-avioni