Baba ndanë pasuninë, e len jashtë çikën lezbike

Nji babë me banim në British Columbia të Kanadës ka vdekë në moshën 100-vjeçare, dhe pasuninë e ka nda midis dy fëmive, por ka lanë jashtë vajzën e tretë, e cila asht lesbike. 

Gazeta britanike “Vice” ka raportue se, vajza tashma asht tue hapë nji çashtje në gjykatë, për me kërkue pjesën e saj të pasunisë.

Vajza thotë që, arsyeja pse asht lanë jashtë asht orientimi i saj seksual dhe se familjarët nuk i kanë ardhë në dasêm me partneren tue e mbajtë larg. Babai i saj ka lanë mbas nji apartament dhe 300.000 dollarë.