Baba publikon foto tmerri të së bijës: Bota ta kqyrë se qysh u vra

Fotot e tmerrshme të vrasjes së Reeva Steenkamp nga atleti Oscar Pistorius janë publikue me dëshirën e babes së saj, i cili kërkon me i kallxue botës çfarë i ndodhi bijës së tij.

Nji gjyqtar pranoi kërkesën e prokurorit për me u publikue fotografitë në publik, me dëshirën e Barry Steenkamp, babes së viktimës.

Steenkamp tha se dëshironte me i kallxue botës lëndimet e tmerrshme që vajza e tij ka pësue në duert e Pistorius, me shpresën për me parandalue vrasje të ngjashme në të ardhmen.

Oscar-Pistorius-2

Ish-modelja dhe prezentuese televizive, u qëllue në shpinë e Pistorius në Pretoria, Afrika e Jugut, në orët e para të Ditës së Shën Valentinit 2013.

Pistorius, 29 vjeç, e pranoi vrasjen dhe tha se të shtanat ishin nji gabim tragjik. Ai u dënue fillimisht për vrasje nga pakujdesia dhe vendimi u ndryshue ma vonë në akuzën për vrasje.

Ish-atletit olimpik ju kërkue nga avokati i tij mbrojtës Barry Roux me i heqë gjymtyrët e tij të rreme në nji përpjekje për me provue se ai meriton mëshirë. Ai mandej u gjujëzue mbi nji jastëk të kuq në dysheme.

Reeva-Steenkamp