“Babai” nis shfaqjet në kinematë gjermane!

Mbas sukseseve të shumta që pati filmi “Babai”, me skenar dhe regji nga Visar Morina, ky film ka fillu shfaqjen e tij në kinematë gjermane prej datës 5 Mars tue u ba kështu filmi i parë kosovar, i cili distribuohet në kinematë gjermane.

Filmi “Babai” ka fillu shfaqjen në Keln të Gjermanisë dhe vazhdon në Berlin, Munster, Hannover, për të përfundu shfaqjen në Dusseldorf.

Të pranishëm në shfaqjet e filmit do të jenë: regjisori Visar Morina dhe protagonistët e filmit Astrit Kabashi dhe Val Maloku, thuhet në nji njoftim për media.

Ky asht orari i shfaqjeve të filmit për të gjithë ata që jetojnë në Gjermani:

Adenauer Stiftung ne BERLIN me 07.03.2016 në ora 18:00,

Cinema ne Munster me 08.03.2016 në ora 19:00,

Kino im Künstlerhaus ne Hannover me 09.03.2016 në ora 20:15 dhe

Bambi në Dusseldorf me 10.03.2016 në ora 19:00

“Babai” flet për Norin (Val Maloku), nji femi i cili shet cigare në rrugë bashkë me t’atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta, ku baba dëshiron të gjejë nji mënyrë për të emigru në Gjermani e i biri ban çdo gja për të qenë me të.

Të zanë në mes të deshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaqu me realitetin e veshtirë, marrëdhania babë-bir zhvillohet deri në pikën ku asgja mes tyne nuk asht ma ashtu si ka qenë.