Bahej gati për foto, bulldozeri ja shkel kambën e kryetarit të komunes

Derisa merrte nji pozë për me ba nji figurë sa ma të mirë për mediat, kryetari i komunes së nji qyteti në Tajlandë, asht lëndue nga nji bulldozer.

Ngjarja raportohet se ka ndodhë para do dite, ndërsa i plagosuni asht Prasert Kaithong, kryetari i qytetit Khlong Luang në Tailandën veriore.

Ai kishte shkue me disa zyrtarë lokalë për me i inspektue ndërtimet e kanalit Chiang Rak.

Derisa baheshin gati për nji pozë, bulldozeri ka hypë mbi kambën e djathtë të kryetarit.