“Bajmë nji fëmi bashkë dhe…”, mesazhet zbulojnë planet shokuese të dy pedofilëve

Kapja e dy pedofilëve, nji burrë dhe nji grue, ka zbulue detaje shokuese të planeve të tyne.

Aimee Esnee, 30 vjeçe, dhe Philip Riddiford-Bell, 32 vjeç, babë i dy fëmive, ishin njoftë në nji nga dhomat e e nji Chat’i, ku kishin zbulue dobësinë për fëmitë.

Ata kanë shkëmbye mesazhe dhe foto tmerruese, me fëmi të dhunuem. Në kompjuterat e tyne janë gjetë qindra foto pedopornografike, raporton “The Sun”.

Në bisedat e tyne asht përmendë edhe mundësia për me u takue dhe për me ba nji fëmi, të cilin mandej me përdorë si objekt abuzimi.

Gjykata e ka dënue çiftin me 3 vjet burg.