Baleti mban në nivel shëndetin e fëmive

Meqenëse në vendin tonë ka pak aktivitete për fëmi, ma të dashunit tanë prapë se prapë mundohen sado pak të sjellin gjallëri për bashkë-moshatarët e tyne përmes artit të baletit.

Janë fëmijët e studios Rudina ata të cilët përformuen shfaqjen e parë për këtë vit, me titull “Në andrra”.

Në secilën përfomancë kishte grup mosha të ndryshme, nga ata ma të vegjlit 5 vjeç deri në 15 vjeçar, të cilët ndërthurnin artin ndërmjet vete.

Për këtë përformacë që shfaqën këta fëmi, na biseduam me mësuesen e baletit Rudina Berdynaj- Jakupi.

Ajo tregui edhe arsyen e grupmoshave të ndryshme në këtë shfaqje, ajo tha se baleti të sjellë në ushqim shpirtëror, fizikë dhe mendor.

Gjatë kësaj përformace mësuem që baletit për fëmitë krijon elegancë, shije për muzikë dhe mbanë në nivel shëndetin e fëmijë.