Bali Beut i doket Prishtina sikur asht n’Serbi

bali-beu

Aktori Burak Özçivit, i njohun me rolin e tij te “Sulltani i madhërishëm” si “Bali Beu”, ka ba nji deklaratë skandaloze n’Aeroport të Prishtinës.

Ai ka ateru n’Aeroportin “Adem Jashari”, para se të nisej për në Novi Pazar, atje ku e ka premierën e filmit “Kardesim Benim” (Vllau im).

N’Aeroport të Prishtinës, ai u ka thanë gazetarëve se “asht i lumtun që gjendet në Serbi”.
Kjo deklaratë ka nxit reagime të shumta te fancat e tij në rrjetet sociale.