Ballkanasit xhentellmenë. Tsipras e Davutoglu u dhurojnë drandofila gazetareve!

Kryeministri grek Alexis Tsipras dhe homologu i tij turk, Ahmet Davutoglu, kanë shpërnda sot drandofile për gratë gazetare.

Veç luleve nuk kanë mungu foto dhe buzëqeshje nga ana e dy krenëve të qeverisë, që janë taku sot në Ankara.

Gjestet janë ba mbas bisedimeve të gjata dhe të tensionueme për çashtjen e refugjatëve.

Tsipras po merr pjesë në Këshillin e Naltë Turk për Bashkëpunim me Greqinë, ku në qendër të bisedimeve do të jenë përmirësimi i marrëdhanieve dypalëshe.