Banesa n’flakë, banorët hidhen prej katit të pestë

Nji ngjarje dramatike ka ndodh në qytetin Strunino, afër Moskës në Rusi.

Një banesë u përfshi nga zjarri, ndërsa anëtarët e nji familje për me i shpëtue flakëve u hodhën nga kati i pestë i saj.

Gjithçka u xhirue me telefon nga banorët që ndodheshin poshtë ndërteses, të cilët njikohësisht u banë edhe shpëtimtarët e familjes.

Rreth 20 burra u mblodhën poshtë nderteses, të cilët i banë thirrje anëtarëve të familjes me u gjuejt nga ballkoni e ata me i prite poshtë, mbasi nuk kishte zgjidhje tjetër për me shpëtue.

Idea perfundoi me sukses, ku veç baba mori plagë dhe u dërgue në spital për me marr ndihmën e nevojshme.

Shkaqet e zjarrit ishin të paqarta.