BBC: “Marubi”, portreti i Shqipnisë (Video)

Menjiherë mbas shpikjes së fotografisë, nji italian ka fillue studion e parë fotografike në Shqipni, shkruen BBC në nji artikull të publikuem dje kushtue“Marubit”.

“Tash, nji ekspozitë e fotografive të marra nga tre breza fotografësh asht hapë në Foam, nji muze i fotografisë në Amsterdam, të Holandës. Kim Knoppers asht përgjegjëse e “Dinastisë Marubi – Njiqind vjet të studios së fotografisë shqiptare.

Ajo i tha gazetarit të BBC, Dan Damon se fotografitë dëshmojnë për historinë e pasun kulturore dhe politike të vendit.”