BBC vjen me dramë seksi. Po kush asht Mbreti Diell?

Nji dramë e kushtueshme për jetën e ‘Mbretit Diell’ në Francë pritet të nisë transmetimin në Britani nga BBC.

Drama “Versaja” flet për mbretin Luigji XIV.

Por simbas Daily Mail, aty ka të paktën shtatë skena seksi, që perfshijnë në total 17 minuta me pamje erotike.

Drama ka kushtue 24 milionë sterlina dhe përshkruen jetën n’oborrin e Mbretit të shekullit të 17’të.

Menjiherë mbas nisjes së dramës, Mbreti ban seks me nji femën topless.

Pak minuta ma vonë, Mbretnesha shihet me nji xhuxh afrikan poshtë fundit.

Nji minutë ma vonë, Henrieta del nga pishina krejt e tejdukshme.

Aristokratët hedonistë francezë portretizohen teksa shëtisin nudo nëpër oborr.

Në dramë ka edhe nji skenë seksi mes vllaut homoseksual të Mbretit dhe dashnorit të tij.

Kjo cilësohet si nji prej skenave ma shokuese.

Simbas Daily Mail, ky asht cilësue si nji prej serialëve ma të pista në histori.

Mbreti Luigji XIV erdhi në fron kur ishte vetëm 4 vjet dhe qendroi aty deri sa vdiq, 72 vjet ma vonë.

Ai njihej për fiksimin ndaj femnave.

U martu i ri, por mund të shkonte në shtrat me kend të donte.