Befasia e Clinton, ky asht urimi për ditëlindjen e 85-vjeçarit nga Tropoja!

Florida Hoxha asht nji vajzë e re shqiptare që prej 10 muejsh punon për Fondacionin Clinton në New York.

Javën e shkueme, ajo kerkoi leje nga puna, mbasi i duhej me shkue në Shqipni, tue tregue se arsyeja pse dëshironte të vizitonte vendlindjen, ishte 85 vjetori i  gjyshi të saj në Tropojë.

Dy ditë përpara se të nisej për në Shqipni, Floridës i erdhi nji zarf.

Ajo tregon për dritare.net, gjithë habinë dhe emocionin e saj, kur pa mbrenda në zarf nji letër, të firmosun nga vetë ish Presidenti amerikan, Bill Clinton.

Clinton i uronte ditëlindjen gjyshit të punëtores së Fondacionit të tij, me këto fjalë:

“I dashur Januz,

Gëzuar 85 vjetorin.

Uroj të festoni gëzueshëm dhe që viti pasardhës të sjellë kujtime të mrekullueshme për ju dhe njerëzit tuaj të dashur.

Sinqerisht,

Bill Clinton”.

 

2-billi

 

1billi