Befasia që ju bani djali i vdekun prindve të tij, s’keni me besue!

Dy prindë të dërrmuem nga humbja e djalit të tyne 6-vjeçar janë përballë me nji të papritun kur janë kthye në shpi. Vogëlushi Leland Shoemake nga Pike County, Georgia, SHBA, kishte ndërrue jetë nga nji infeksion i rrallë në tru.

Prindët menduen se nuk kishin me ngue ma asnji fjalë prej tij, mbas momentit kur zemra e djalit pushoi në spitalin pediatrik të Atlanta’s. Por, kur u kthyen në shpi, ata gjetën nji letër të shkrueme prej tij.

“Gjithmonë me ju! Faleminderit nanë dhe babë. Ju due shumë”. Kjo ishte letra e lamtumirës, që vogëlushi kishte lanë për dy prindët.

Nana e tij e ka shpërnda foton e letrës në rrjetet sociale. Edhe pse, kjo ngjarje ka rreth 8 muej që ka ndodhë, postimi klikohet dhe rishpërndahet ende.

“Sapo u kthyem në shpi për me i marrë rrobat, me të cilat kishim me varrosë, gjetëm këtë letër në sallon. Nuk e kam idenë se kur asht shkrue, por ai ka qenë gjithnji nji fëmi shumë i veçantë”, thotë nana e djalit të vogël.