Befason ish truproja i Kim Kardashian: Qe çka thotë për vjedhjen

Autoritetet franceze janë tue hetue në tana pistat e mundshme grabitjen e Kim Kardashian West në Paris, ndërsa dyshohet, të paktën simbas mediave, që hajnat janë serbë.

Por, ai që ka hedhë dyshime mbi vërtetësinë e grabitjes asht ish-truproja i Kimit, Steve Stanulis.

“Nuk kishte me m’habitë që të ishte e sajueme për famë, por nëse asht e vërtetë dikush duhet t’i thotë Kimit që të mos u kallxojë të tanëve nëpër rrjetet sociale se çka ka me ba dhe çka ka me veshë. Sërish, nëse asht e vërtetë, fajtorja asht ajo!”, thotë ai.

Stanulis, nji ish-polic i tërhequr dhe ish-striptist që drejton nji kompani private të sigurimit, habitet me faktin që siguria e Kim nuk ishte në gadishmëni.