Bekim Fehmiu në pullën postare të Serbisë (foto)

Dje në teatrin “Atelje 212” të Beogradit, u organizue ceremonia e prezentimit të tetë pullave të reja postare me portretet e yjeve teatrore “serbe dhe jugosllave”, siç transmeton portali serb, “Blic”. Botimi i këtyne pullave postare u realizue nga “Pošta Serbije”.

20170517141154424

Gjatë këtij përurimi, për aktorin Bekim Fehmiu, foli aktorja serbe Ljiljana Dragutinović, e cila ndër të tjera tha: “Bekim Fehmiu asht njani nga simbolet e filmit, i shpëblyem në vend dhe në botën e jashtme, i cili u veçue veçanerisht në filmin jugosllav të regjisorit Aleksander Saša Petrović, “Mbledhësit e puplave”. Ajo permendi edhe librin e tij autobiografik “Shkëlqyeshëm dhe tmerrshëm”, ku Bekimi shkruen për fminnë e kalueme në Sarajevë, Shkodër dhe Prizren, në vitet e pararuftes se Dyte Botnore, deri në vitin 1954, shkruen KultPlus.

20170517100541989_1495033631-5127225