Beyonce ka fitue çmimin Oscar për Modë

Beyonce ka marrë çmimin e ikonës së modës për këtë vit nga “CFDA Award 2016”, apo siç quhet ndryshe “Oscar” i modës. Bahet e ditun se kangëtarja mori vlerësimin ma të naltë nga shoqata e “Fashion Designers of America”, ku bajnë pjesë 350 stilistë amerikanë.

“Për aq kohë sa mbaj mend unë, moda ka qenë gjithmonë pjesë e jetës sime”, ka thanë ylli i muzikës pop. Zakonisht emni i ikonës së modës thuhet që në fillim të ceremonisë, por këtë herë ai u tha në fund, kur dizajnerja Diana von Furstenberg doli në skenë dhe tha emnin e Beyuonce’s. Ajo shtoi se “kangëtarja përfaqëson gjithçka që nji grue inspiron të bahet”.

Në ceremoninë e mbajtun në New York nuk i mungoi shkëlqimi dhe emnat e mëdhaj të industrisë, si Michael Kors, Donna Karan e Alessandro Michele i “Gucci”.

Gjithashtu në ceremoni ishin të pranishme edhe top modelet e nivelit ma të naltë, si Irina Shayk, Karlie Kloss, Naomi Campbell e Alessandra Ambrosio; apo dhe ftyra të njohuna të kinemasë: Cristina Ricci, Kirsten Dunst, Jessica Chastain e Tilda Swinton.