Beyonce shkëlqen në ndamjen e shpërblimeve në CMA (video)

Asht ceremonia e ndamjes së shpërblimeve, e cila i nderon ma të mirët e muzikës country, por ishte diva e muzikës pop dhe R&B, Beyonce, ajo e cila e rrëmbeu qendrën e vëmendjes në edicionin e 50’të të ndamjes së shpërblimeve “CMA”, me interpretimin e mrekullueshëm të kangës “Daddy Lessons”, me këtë rast në skenë u shoqnue edhe nga grupi “Dixie Chicks”.

Ceremonia, e cila u ndoq nga nji numër i madh i yjeve të muzikës në Amerikë, u udhëhoq nga kangëtarët e muzikës country, Brad Paisley dhe Carrie Underwood. Ata shkëlqyen në skenë me mënyrën se qysh e udhëheqën këtë ngjarje. Ndërsa, ndër personat e nderuem gjatë mbramjes ishin: Dolly Parton, Garth Brooks, Kenny Chesney, Carrie Underwood, Chris Stapleton etj.