Bie në acidin e nxehtë vullkanik 93 gradë C, humb jetën 23-vjeçari

Colin Scott, 23 vjeç ka humbë jetën mbasi ka ra në nji burim tokësor të acidit me temperaturë të naltë, ditën e Marte në Wyoming, USA. Motra e tij që ishte me te në momentin e ranies tha se ishte e pamundun që ai me pshtue.

Vdekja e Scott asht parapri nga nji numër i madh incidentesh të turistëve në parkun e Yellowstone. Kjo ngjarje tragjike duhet me qenë nji mësim që turistët me i ndjekë rregullat dhe me qëndrue larg këtyne burimeve që shkaktojnë vdekje.

Parku asht nji atraksion i randësishëm për turistët që arrijnë deri në 4.1 milion në vit. Temperaturat e vlimit të ujit në burim arrin deri në 93 gradë celsius. 22 njerëz kanë humbë jetën në parkun e Yellowstone që nga viti 1890.