Biseda super-sekrete: Qe çka kishte thanë Adolf Hitler për Shqipninë para 74 vjetëve (video)

Në nji bisedë të regjistrueme me 4 Qershor të vitit të 1942 mes Adolf Hitlerit dhe Presidentit të Finlandës, Mannerheim, në nji siguri tanësisht private, lideri nazist tue folë për dështimin e planit ‘’Babarossa’’ dhe dështimet e pushtimeve italiane në Afrikë nuk la pa përmendë edhe rastin e Shqipnisë.

Ai i thotë Mannerheim se ka me u futë në Ballkan drejt Greqisë dhe Shqipnisë, pikërisht aty ku Italia kishte pushtue.

Në fakt, Hitleri vetë nuk e ka konsiderue ma parë Shqipninë si nji vend për me u pushtue, por ai ishte krejtësisht kundër pushtimit të Shqipnisë nga italianët, prandaj së shpejti duhej me i dërgue forcat e tij në këtë vend.