Bjen nga ndërtesa, pshton, por shkakton nji tjetër tragjedi. E pabesueshme!

Nji 25-vjeçar ka ra nga kati i fundit i nji ndërtese shumëkatëshe në Korenë e Jugut. Mbasi kishte shkrue letrën e lamtumirës, ai u hodh nga naltësia. Ndryshe nga sa kishte parashikue, ai pshtoi, por tue shkaktue nji fatkeqësi tjetër.

25-vjeçari ka ra mbi tre persona të së njajtës familje, të cilët ishin tue kalue në rrugë. Për pasojë, ka mbetun i vdekun nji burrë dhe janë plagosun grueja e tij shtatzanë dhe djali 6 vjeç.

Simbas AFP’s, vetë 25-vjeçari ka mbijetue. Ai ka me u akuzue formalisht për vrasje të qëllimshme, në mënyrë që familja e viktimës me pasë të drejtën për me kërkue damshpërblim.