Blen xhinse online, qe çka i vjen n’shpi

Blemjet online të kursejnë shumë kohë dhe kjo asht nji nga arsyet pse dyqanet virtuale preferohen kaq shumë. Por, ndodh që ajo që mbërrin mbas blemjes me nji click asht zhgënjyese.

I tillë asht rasti i George Riggall, i cili porositi online nji palë xhinse në masën e vet. Por, ato që erdhën ishin shumë ma të gjata se masa normale.

“Nuk e di kujt munden me i ba të tilla xhinse. Askujt me siguri”, ka shkrue ai kur publikoi foton në rrjetet sociale, ku ka marrë mbi 40 mijë Like.

Por, ky gabim nuk ka ndodhë vetëm me te. Njerëz të ndryshëm kanë raportue në rrjetet sociale se nga e njajta kompani veshjesh (Asos) u kanë ardhë xhinse me gjatësi të tillë.

Pse ka mujt me ndodhë kjo? Ndoshta nji gabim në printimin e masave ose etiketa të vendosuna gabim në produkte. Megjithatë, gjatësia e tyne kërkon nji gjigant që me i ndejtë mirë.