Bletat sulmojnë kerrin për dy ditë, sepse në te kishte mbetë “mbretnesha” e tyne

Besniknia e ka nji kufi, por jo për bletat. Nji koloni prej rreth 20 mijë bletash kanë ndjekë për dy ditë nji kerr, ku kishte mbetë e bllokueme “mbretnesha”e tyne.

I tanë horrori për të zotin e kerrit ka nisë kur Roger Burns, nji rritës bletash nga Uellsi, po transportonte nji koloni të tynen në nji kuti kartoni. Papritun, nxitun edhe nga era e fortë që frynte, kutia u hap dhe bletat u shpërndanë.

Në këtë moment, mbretnesha doket se ka gjetë strehë në bagazhin e nji kerri Mitsubishi Outlander, ndoshta e nxitun edhe nga ndonji gja e ambël që ka mujt me nuhatë.

Zotnuesi i kerrit largohet pa e ditë aventurën e tmerrshme që kishte me shoqënue ma vonë. Nji ditë ma vonë, disa kilometra nga ku ishin shpërnda bletat, ai vëren disa prej tyne të mbledhuna në pjesën e mbasme të kerrit të tij.

U mundue m’i largue dhe ja arriti qëllimit diqysh. Por, ditën tjetër u përsërit e njajta situatë, madje numri i bletave ishte ma i madh.