“Blue Card” qe mënyra e re e punësimit të emigrantëve në BE

Komisioni i Bashkimit Europian ka propozue të shpallë aplikimet për emigrantët e kualifikuem, që duen me u pajis me lejen e qëndrimit, “Kartën e kalter”.

Kjo kartë ka me ju dhanë të drejtën e punësimit emigrantëve të kualifikuem që kanë shkue në mënyrë të parregullt në Europë dhe kërkojnë azil.

Punëtorët e kualifikuem, më të paktën nji shkollë të naltë, kanë me marrë nji ofertë pune në BE. Kohëzgjatja minimale e kontratës asht nga 6 deri në 12 muej.

Komisioni thekson se, ka me ulë pagën për me vnue ma shumë vende pune në dispozicion. Ajo mundet me shkue sa paga mesatare kombëtare të nji shtetasi anëtar i BE’s. Aktualisht, “Blue Card” lëshohet vetëm për profesionistë të aftë për me fitue 50 për qind ma shumë se mesatarja.