Bob Dylan merr vendim të habitshëm për Çmimin Oscar!

KAngëtari dhe tekstshkruesi, Bob Dylan, nuk ka me shkue në Stockholm në Dhetor për me marrë personalisht Çmimin Nobel për letërsi, që e fitoi këtë vit.

Akademia Suedeze, e cila e ndan çmimin nobel në letërsi, ka thanë sot se ka pranue nji letër nga Bod Dylan, në të cilin ai shpjegon se për shkak të përkushtimeve të maparshme, ai nuk mundet me udhëtue për në Stockholm për me marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit, e cila mbahet në Dhetor.

“Ai, përsëri e theksoi se ndjehet vërtet i nderuem për çmimin, tue urue sikur me mujt me marrë personalisht,” ka thanë Akademia Suedeze.

Asht e pazakonshme për laureatët që mos me pranue nobelin personalisht në ceremoninë gala në Stockholm, simbas kësaj akademie./BBC