‘Bonbon’ i Erës me tjetër rekord, tash në top 30 kangët ma të ndigjueme n’Amerikë!

Kangëtarja Era Istrefi pa diskutim që ka thye rekord me kangën e saj “Bonbon”, të publikueme në Kallnor të këtij viti.

Ndonëse për shumë muej, kjo kangë ishte “sunduese” e top listave europiane, dhe nga ma të kërkuemet në “Shazam”, tash ka fillue të ketë sukses të jashtëzakonshëm, edhe në Shtetet e Bahkueme të Amerikës.

Kanali i njohun amerikan “KM TV”, sjellë çdo javë tek telespektatorët 50 kangët ma të pëlqyeme të javës, dhe nga këto 50 kangë, “Bonbon” e Erës asht rendit e 28’ta, nji sukses ky që arrihet për herë të parë, nga nji projekt i realizuem tanësisht në Kosovë.

Era nuk asht shqiptarja e vetme në këtë top listë, mbasi pjesë e saj asht edhe Bebe Rexha me bashkëpunimin e saj të fundit, me Martin Garrix “In the name of love”, ku asht pozicionue në vend të pestë.

Ndërsa në top 3 vendet e para, qendrojnë emnat e njohun të yjeve botnorë si: Justin Bieber me dy pozicione dhe me “Cold Water” në vend të parë, dhe Katy Parry me “Rise”, pozicionue në vend të dytë.