Brad Pitt then heshtjen, kallxon se Angelina i kerkoi divorcin!

Brad Pitt ka folë për herë të parë mbas publikimit të lajmit që grueja e tij prej dy vitesh, me të cilën ka kalue ma shumë se nji dekadë, Angelina Jolie, i kerkoi divorcin.

“Jam shumë i dëshpëruem, por ajo që ka randësi asht që femijët tanë të jenë mirë” ka thanë fituesi i çmimit Oscar në nji deklaratë për E! News.

“I kërkoj mediave t’i japin atyne hapësinën që meritojnë gjatë kësaj kohe të veshtirë”, ka thanë Pitt.

Jolie dhe Pitt kanë adoptue Maddox Jolie-Pitt, 15 vjet, Pax Jolie-Pitt, 12, and Zahara Jolie-Pitt, 11, nderkohë aktorja solli në jetë Shiloh Jolie-Pitt, 10 vjet dhe binjakët Knox Jolie-Pitt e Vivienne Jolie-Pitt, 8, gjatë 12 viteve si çift.

Ndërkohë, Geyer Kosinski, menaxheri i 41 vjeçares tha: “Angelina ka me ba gjithmonë atë që asht në interes të familjes.

Ajo e vlerëson mirëkuptimin e krejtëve për nevojën që ata kanë për privatësi gjatë kësaj kohe.