Breivik rikthehet me pershëndetjen naziste në gjykatë!

Vrasësi norvegjez, Anders Behring Breivik, bani pershëndetjen e nazistëve në gjykatë, ku asht rikthy mbasi akuzon qeverinë se ka dhunue të drejtat e tij, tue e mbajt n’izolim.

Simbas BBC, ai asht ankue se kushtet e tij në burg janë nji torturë e vertetë.

Breivik vrau 77 persona në vitin 2011, kur hodhi nji bombë në qendër t’Oslos dhe më pas hapi zjarr në nji kamp të rijshë n’ishullin e Utojas.

Ai asht denue me 21 vite burg në vitin 2012.

Tue hy në gjykatë mëngjesin e sotëm, ai pershëndeti avokatët dhe pasi i hoqën prangat, bani pershëndetjen naziste.

Avokati i tij tha se ai ka qenë shumë i stresuem për shkak t’izolimit në nji burg 100 kilometra larg kryeqytetit.

“Ai studionte në burg, por tashma e ka lanë këtë mbasi nuk ndjehet mirë psiçikisht”.

Autoritetet e kanë ndalue atë që të mbajë korrespondenca, mbasi druhen se mund të krijojë nji rrjet ekstremistësh.

Qe si doket nji prej qelive ku jeton ai.