Britanikët nuk e dinë himnin e tyne, qe qysh turpnohen nga gjermanët!

Në Britani himni kombëtar knohet në tana ndeshjet e mëdha sportive, në shkolla dhe në ngjarje të mëdha, por qysh doket nji numër i madh britanikësh nuk e njeh tekstin e kangës së tyne.

Ndërkohë që, sondazhet sugjerojnë që Britania mundet me dalë nga Bashkimi Europian javën e ardhshme, mbasi të realizohet referendumi, shumë njerëz të këtij vendi nuk munden me i knue as fjalët e para të: “God Save the Queen”.

Ky rezultat asht konstatue nga nji video shokuese, e realizueme nga nji karakter komedie e quejtun “Miss Holland”, shkruen Daily Mail. Njerëzit e pyetun janë kalimtarë të rastësishëm në rrugët e Londrës.

Asht e çuditshme se si asnji nga të intervistuemit ne rrugët e kryeqytetit nuk asht i aftë me knue hymnin. Britanikët e justifikojnë padituninë e tyne me faktin se nuk janë patriotë ose thjeshtë pranojnë se nuk dinë asgja për hymnin kombëtar.