Britanikët, qe qysh e matin nivelin e ndotjes përmes pëllumbave!

“Pigeon Air Patrol” quhet nisma ma e re e bashkisë së Londrës për të matë nivelin e ndotjes së kryeqytetit britanik.

Nji tufë pëllumbash janë leshue në Londër në nji përpjekje të pazakontë për të rritë ndergjegjësimin e publikut ndaj qytetit të tyne.

Pëllumbat do t’i ndihmojnë banorët të bajnë “Tweet” vendndodhjen e tyne, për të marrë nji perditësim të lokalizuem për cilësinë e ajrit.

Pëllumbat kanë të instaluem në krahë nji pajisje GPS, e cila përmes nji censori mat nivelin e dioksidit të azotit n’ajër teksa ata fluturojnë.

Fushata asht nji ide e fituesve të London Design Festival, Pierre Duquesnoy dhe Matt Daniels.

“Asht nji skandal. Asht nji skandal shendetësor dhe mjedisor për njerëzit. Me pëllumbat po e bajmë të padukshmen të dukshme”, shprehet Pierre Duquesnoy.