British Airways largon familjen myslimane nga aeroplani, shkak – siguria e udhetareve!

Nji familje e besimit mysliman janë dëbue nga aeroplani i British Airways, me arsyen – “për me mbrojtë sigurinë e udhetareve”.

Stafi i British Airways kishte kërkue nga familja me u largue nga aeroplani, tue iu dhanë arsyen për shkaqe të sigurisë, njofton Independent.

Edhe pse ata pyetën disa herë se ku qëndron problemi që po i largojnë nga aeroplani, nuk iu tregue arsyeja e vërtetë.

Këta persona edhe pse u kontrolluen ashtu qysh kontrollohen të gjithë kur duen me udhëtue me aeroplan, dhe nuk iu gjetë asgja, agjencia urdhnoi largimin e tyne me pretendimet se po rrezikojnë pasagjerët në aeroplan.

Tani, familja angleze kërkon nga agjencia British Airlines me iu kërkue falje, sepse simbas tyne, nuk kishin arsye me i dëbue nga aeroplani.

Ndërsa drejtori i Konsullatës së Chicago’s, kishte thanë se e ka shikue çashtjen dhe se nuk kishte gjete asgja të jashtë ligjshme ose diçka jo të rregullt që kishte ba kjo familje.