Bukuroshja pëlqente gjakun dhe vdekjen

Modelja bukuroshe, që ka provue edhe aktrimin, Cara Delevingne ka tregue për revistën “W” se ka kalue nji fëmini ndryshe nga të tjerët.

Ajo ka thanë se, kur ishte e vogël pëlqënte gjanat ‘e errta’ si, gjaku apo vdekja. Çdo gja që lidhej me këto elemente gotike ishte mahnitëse për Cara’n.

“Kur isha e vogël mbaj mend që preva gishtin e dorës tue u përpjekë me u depilue me makinën depiluese të babes tim. Nuk mbaj mend që kam ndje dhimbje, ama isha e mahnitun nga gjaku që derdhej. Mundem me thanë se gati e këputa gishtin. Më ka mbetë ende shejë dhe jam e lumtun që e kam ende. Besoj se nuk kam ndryshue shumë prej atëherë”, ka thanë bukuroshja Delevingne.