Cameron Diaz: Të plakesh? Sa gja e bukur

E lindun në San-Diego me nji baba anglo-gjerman dhe nji nanë kubano-amerikane, ajo renditet aktualisht mes femrave ma seksi n’botë.

Dhe mendon se në fakt, të me qenë seksi dhe e bukur, asht nji gja që nuk vjetrohet aspak me kalimin e moshës.

Bile simbas saj, plakja e ban njeriun të doket edhe ma fisnik, pse jo, edhe ma të bukur.

E promovueme fillimisht si nji modele, deri në rolin e saj të parë, së bashku me Jim Carrey në filmin “The Mask”, në vitin 1994, që atëherë, karriera e saj ka qenë n’rritje.

E mesa doket, edhe optimizmi i saj se megjithëse vitet që po ikin, jeta mbetet e bukur gjithsesi. Ajo gjithashtu.