Çelësi i Tiranës për Bebe Rexhën

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj priti dje kangëtaren e mirënjohun shqiptare, Bebe Rexha, dhe DJ e famshëm anglez, Fatboy Slim, të cilët performuen në mbramje në sheshin “Nanë Tereza” për mija të ri, në festivalin “Electronic Beats”.

Veliaj i dorëzoi “Çelësin e Qytetit” kangëtares së njohun shqiptare, Bebe Rexha, në nji pritje të organizueme në Komunën e Tiranës, si dhe i shprehu asaj mirënjohjen për ardhjen në kryeqytetin e Shqipnisë.

1473454276_bebe-mbulim_3