‘Charlie Hebdo’ vjen në gjermanisht me karikaturen e Merkel (foto)

Revista satirike franceze ‘Charlie Hebdo’ ka leshue botimin e saj të parë në gjermanisht.

Në faqen e parë të kësaj reviste asht vendos karikatura e kancelares gjermane Angela Merkel me anë së cilës përqesh vendimin e saj për me kandidue edhe për nji mandat.

Revista në gjermanisht kushton 4 euro.

Redaksia ka vendos që me zgjanue dhe për këtë ka zgjedh Gjermaninë mbasi që ky shtet ka kallxue mbështetjen ma të madhe për ‘Charlie Hebdo’ mbas sulmeve në Kallnor të vitit 2015.

Në numrin e parë të botuem mbas sulmit terrorist, janë shitë 70 mijë kopje në Gjermani.

Numri i parë në gjermanisht ka nji tirazh të madh prej 200 mijë kopjesh.

Në Kallnor të vitit 2015 në zyrat e ‘Charlie Hebdo’ në Paris asht krye nji sulm terrorist për shkak se kjo revistë kishte botue nji karikaturë me anë të së cilës përqeshte profetin Muhamed. Në këtë sulm janë vra 8 gazetarë.

 

charlihebdo

 

2-merkel