Chris Brown me dokumentar për Rihanna’n, drogën e mendimin për vetëvrasje

Chris Brown e ka publikue nji video tre minuta, në të cilën shihet pak nga dokumentari i tij i ri “Welcome To My Life”, që premton me zbulue shumë nga jeta e tij.

Në këtë dokumentar ka me pasë pjesë të kushtueme kangëtares dhe ish të dashtunës Rihanna, me të cilën edhe e kishte nji incident në vitin 2009, kur ai e kishte sulmue fizikisht Rihanna’n, ku si pasojë e ka humb dashuninë e fansave.

Ai ndër të tjerash ka tregue se si mbas këtij abuzimi ai asht kthye në nji nga njerëzit ma të urryerm.

Chris Brown, kishte mendue deri në vetëvrasje tue përshkrue pak nga jeta e tij e atëhershme: “Jam ndi si një dreq mostre, mendova edhe për vetëvrasje. As nuk flija, as nuk haja, thjesht drogohesha”, ka shtue ai.

Si pjesë e këtij dokumentari që do të publikohet së shpejti, priten me qenë edhe shumë fytyra publike si : Jeniffer Lopez, Terrance J, Mike Tyson, Mary J Blige dhe Rita Ora.