Çika nga Peja që u ngjit në majat ma të nalta të Afrikës

Arineta Mula, vajza nga Peja radhitet ndër femnat e para që arriti me i prek majat ma të nalta malore.

Pos Kosovës e Shqipnisë, ajo ka arritë me i ngjitë majat ma të nalta të Europës – Musala në Bullgari, Mount Blanc-un e Alpeve, dhe së fundmi naltësinë prej 5,895 metra, majën ma të naltë të kontinentit të zi Afrikës – maja UHURU.

Ajo sot neve na bëri të ndihemi krenar, sepse bashkë me të u ngjit edhe flamuri ynë, flamuri i Kosovës. Të jemi mirënjohës dhe të falënderojmë, që na bëre të ndihemi vërtet të veçantë, e që na dhurove përfaqësimin më dinjitoz , ashtu siç e meritojmë. Le të jetë Arineta shembull i vajzave Kosovare, ashtu që të njihemi e të çmohemi në botë për çka jemi e çka kemi”, shkruen në portalin zyrtar të Komunës së Pejës.

 

pejanja