Çiljeta s’ka ba “operacion” vetëm gjoksin, por edhe…!

U komentue shumë mbas operacionit për zvogëlimin e gjoksit kur vetë kangëtarja e bani të ditun këtë gja.

Çiljeta Xhilaga njihet si një ndër personazhet pa komplekse dhe që gjithnji pranon edhe të ‘metat’ që mund të ketë apo ndërhymjet estetike që ka ba.

Por mesa duket ajo nuk i ka rezistue tundimit për me përdor pak photoshopin në nji nga foto e publikueme në profilin e saj të Instagramit.

Ajo ka qenë e ftuem në emisionin e mbasdites të Rudina Magjistarit, ku kishte zgjedh nji veshje që e tregonte mjaft bukur.

Pak ditë ma parë Çiljeta kishte publikue nji foto, që siç kuptohet ishte e shkëputun nga dita e realizimit të intervistës.

Në këtë foto bie në sy beli i holl i kangëtares.

Por nga disa foto të publikueme ditën e djeshme nga Rudina Magjistari, të bame në studion televizive, dallon qartë se Çiljeta e ka hollue belin me photoshop në foton e publikuem në Instagram.

 

2-cili

 

3-cili