Çka ndodhi me këtë mega-qytet në Kinë

1-kina

Këto foto tregojnë nji mega-qytet futuristik, të kthyem në nji qytet fantazmë.

Qyteti në Kinë ishte projektu dhe ndërtu për të strehu mbi 1 milion banorë, por rezultoi nji deshtim.

Fotot janë ba nga fotografi Raphael Olivier dhe titullohet “Nji Utopi e Deshtueme”.

Qyteti i Ordosit në veri të Kinës mbulon nji hapësinë ma të madhe se Las Vegasi.

Por vetëm 2 përqind e godinave janë të mbushun me banorë.

Seria e fotove zbulon bukurinë e nji qyteti që duket sikur është një qytet post-apokaliptik.

Vetëm 100 mijë banorë jetojnë aty.

Ndërtimi i qytetit nisi në vitin 2004 dhe përfundoi rreth vitit 2012.

Megjithatë shumë të pakët ishin ata që preferuen të blejnë banesa.

Disa thonë se shkak u banë çmimet e nalta, të tjerët thonë se shkak asht zona e izolueme dhe e largët në Mongolinë e Mbrendshme.

Ordos ka disa godina kaq interesante, madje ka edhe muzeume e xhami.

Në përpjekje të dëshpërueme, qeveria vendosi të japë kompensime për fermerët që do banojnë aty.

Për disa u dhanë edhe banesa falas.

Megjithatë perspektiva që qyteti të mbushet duket shumë e largët.

 

 

2-kina

 

3-kina

 

4-kina

 

5-kina

 

6-kina

 

7-kina

 

9-kina

 

10-kina

 

11-kina

 

12-kina

 

13-kina