Kjo ndodhi natën në Scotland. Kqyreni

Nji video nga Scotland po ban xhiron e rrjetit.

Simbas BBC, pamjet tregojnë mesa duket nji meteor në qiellin e Skocisë.

Policia ka marrë dhetna telefonata mbasi në qiell u shfaq drita e fuqishme.

Disa njerëz thoshin se kanë pa nji dritë të bardhë, të tjerë thonë se ishte e kalter apo jeshile.

Banorët thonë se kanë ndigjue edhe nji shpërthim të fuqishëm.

Ka spekulime se mund të ketë qenë nji meteor.

Të tjerë thonë se mund të jetë nji bum sonik.

Nji zyrtar i Meteorologjisë tha se ngjarja nuk ka lidhje me motin.

Në atë zonë nuk ka pasë stuhi me rrufe.

Shumë banorë thonë se janë terrorizu.

Nji deshmitar tha se ishte e frikshme, por edhe e mrekullueshme në të njajtën kohë.

Policia dhe ministria e Mbrojtjes thonë se nuk ja kanë idenë akoma se për çfarë bahet fjalë.