Çka thotë Papa Francesco për komunitetin LGBTI?

“T’i pranojmë homoseksualët dhe transvestitët. Kështu kishte me veprue edhe Jezu Krishti”, asht kjo deklarata që dha Papa Francesco gjatë nji bashkëbisedimi me gazetarët, të cilët e shoqënuen gjatë vizitës së tij tre ditore në Gjeorgji dhe Azerbajxhan. Ati i Shejtë iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve rreth deklaratave të tij të maparshme sa i përket teorisë gjinore, divorcit, udhëtimeve dhe pse jo dhe fushatës presidenciale në SHBA.

“Teoria gjinore asht nji koncept, ku nji person mundet me qenë biologjikisht mashkull apo femën, por ata kanë të drejtë të identifikojnë veten e tyne si mashkuj, femna, të dyja bashkë apo asnjanën. Gjatë jetës time kam takue shumë persona me orientim homoseksual dhe i kam afrue me Zotin, nuk i kam braktisë. Ata duhen mbështetë sic bante Jezu Krishti , u shpreh Ati i Shejtë, shkruen RaiNews.

“Asht dicka tjetër që nji person ka tendenca të caktueme ose nëse ndryshon gjini. Dhe asht dicka tjetër të mësosh në shkollë për të ndryshue mentalitet. Këtë e quej pushtim ideologjik.”