Clint Eastwood befason, qe kend e mbeshtetë për president!

Aktori dhe regjisori 86-vjeçar, Clint Eastwood, në nji intervistë për revistën “Esquire” ka zbulue preferencës e tij mes kandidatëve për Shtëpinë e Bardhë.

Eastwood thotë se mbështet Donald Trump’in, ndërsa kritikon Clintonin se po ndjek gjurmët e Obamës.

Aktori i njohun shprehet se asht “i fortë” dhe padyshim nji zgjedhje ma e mirë se Clinton, për të cilën thotë se i përket brezit të atyne që kanë frigë me i thanë gjanat si janë dhe zgjedhin gjithmonë të jenë politikisht korrektë.

Eastwood, i cili ka qenë gjithmonë republikan, asht ylli i parë i Holliwoodit që del publikisht në mbështetje të Trumpit, ndërsa nji pjesë e kolegëve të tij, mes të cilëve edhe Meryl Streep, mbështesin Clinton’in.